募捐 9月15日2024 – 10月1日2024 关于筹款

Tjetërsimi i veprës intelektuale gjatë komunizmit në...

Tjetërsimi i veprës intelektuale gjatë komunizmit në Shqipëri (1944-1990)

Leka Ndoja
你有多喜欢这本书?
下载文件的质量如何?
下载该书,以评价其质量
下载文件的质量如何?
Ky botim është një projekt studimor mbi sekuestrimin, zhdukjen, tjetërsimin e paligjshëm të pronës intelektuale si një nga format e krimit komunist në Shqipëri. Në ditët tona, ne dëgjojmë për libra të zhdukur nga qarkullimi, por edhe të zhdukur nga bibliotekat familjare të pronarëve; objekte me vlerë kulturore dhe studimore të trashëguara për disa breza, vepra arti, dorëshkrime ose libra autorialë, artifakte, të cilat u morën me forcë nga pronarët apo u kthyen në pronë të institucioneve publike, u përvetësuan nga të tjerë, ose u zhdukën për fare. Kjo grabitje bëhej nën emrin e kolektivizimit të pronës ose nën etiketimin e tyre si “vepra anti-komuniste” dhe “dekadente”, të cilat mund të “dëmtonin” moralin komunist. E drejta e pronësisë intelektuale madje kufizohej edhe në kushtetutën e asaj kohe, ku autorëve dhe pronarëve, u hiqej e drejta mbi to nëse objekti ose vepra nuk përputhej me ideologjinë ose me filozofinë zyrtare dhe me skemat krijuese.
Në këtë studim evidentohet fakti që këto vepra jo vetëm janë sekustruar, por shpesh janë shndërruar në objekte akuzash si mjete propagandistike kundër regjimit, dhe disa prej krijuesve janë burgosur, internuar madje edhe ekzekutuar me këtë motiv.
Ky studim, i referohet akteve të tilla të grabitjes intelektuale, duke filluar nga periudha e Luftës Nacionalçlirimtare e pastaj më vonë në periudhën e sekuestrimit të organizuar nga pushteti i ri komunist dhe pastaj i gjithë formave të tjera të ndëshkimit mbi pronën intelektuale, deri në rënien e regjimit.
年:
2013
出版社:
Inst. i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit
语言:
albanian
页:
178
ISBN 10:
9928168121
ISBN 13:
9789928168122
文件:
PDF, 8.99 MB
IPFS:
CID , CID Blake2b
albanian, 2013
线上阅读
正在转换
转换为 失败

关键词